Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ISTOG

Milicaj kthen ndeshjen, por Vëllaznimi s’dorëzohet

BOROZANI/D.S./Arkiv

Milicaj kthen ndeshjen, por Vëllaznimi s’dorëzohet


3 September, 2014 @17:55

Mark Milicaj ishte afër sjelljes së fitores së parë për Istogun, por vendasit u desht të kënaqen me një pikë në fund. 

Gjakovarët morrën epërsinë në fillim të takimit me anë të golit të Mevlan Zekës, që shënoi me kokë pas një krosimi të kapitenit, Robert Gjeraj. 

Përkundër mundimeve Troftat nuk arritën më shumë deri në fund të pjesës së parë. 

Mirëpo ata në pjesë të dytë kishin marrë infuzionin e duhur nga trajneri Besim Podrimaj. 

Ishte sulmuesi Mark Milicaj që shënoi dy herë për Istogun për të kaluar vendasit në avantazh. Bile, ata ishin edhe afër fitores, por në fund pas një goditjeje nga këndi më së miri në zonë është gjendur Yll Myrta, që 7 minuta pa përfunduar takimi ka barazuar rezultatin për të marrë një pikë për Gjakovë. 

Istogu kështu merr pikën e parë të stinorit sot, derisa Vëllaznimi barazimin e dytë. Kurse sulmuesi i Troftave, Mark Milicaj i bashkangjitet TOP sulmuesve të Superligës duke ngritur shifrën e golave në tre, pas katër xhirove. 

REZULTATET, TABELA DHE NDESHJET E RADHËS


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga