MITROVICË

BOROZANI/D.S./Arkiv
Përsëri barazim për Prekazin
3 September, 2014 @18:18
Trepça’89 definitisht ka gjetur shutuesin e penalltive. Pas dështimit të shënimit të penalltive në Pejë ndaj Besës, kur u iku fitorja, por edhe ndaj Prishtinës, kësaj radhe më edhe lojtarët janë bindur se duhet dëgjuar trajnerin.
Ibrahim Peci ka marrë përgjegjësinë dhe ftohtë, ka dërguar topin në rrjetë të Drenicës në fillim të pjesës së dytë për epërsinë e mitrovicasve.
Përkundër se Drenica u këndell dhe shënoi nëpërmjet Labinot Jetullahut për të barazuar, Trepça’89 vazhdon të mbetet pa humbje në Superligë, bile mund të konsiderohet si mbertëresha e hershme e barazimeve - me tre sosh nga katër xhiro.
Në anën tjetër, Drenica ka nxjerrë pikë për herë të parë jashtë terrenit, derisa trajneri i tyre Tahir Lushtaku u përjashtua nga referi i ndeshjes për shkak të protestave për disa vendime.
Derisa kuqezinjtë në xhiron e radhës presin Dritën në formë, ekipi i Rafet Prekazit do të ketë punë të vështirë ndaj Ferronikelit që është këndellur pas xhiros së parë dhe ka shënuar tre fitore me radhë për të marrë lidershipin në Superligë.
REZULTATET, TABELA DHE NDESHJET E RADHËS.