ANAMORAVA

BOROZANI/D.S./Arkiv
Drita, e sigurtë ndaj Ferizajit
3 September, 2014 @18:07
Skuadra gjilanase, Drita, ka arritur që të shënojë fitore të merituar sot duke e mposhtur Ferizajin, 3-0.
Ekipi i Agron Selmanit ka marrë epërsinë heret në takim me anë të Alban Rexhepit, derisa Ferizaji rastin ideal s’e kishte shënuar kur Betim Haxhimusa u ndal nga portieri i gjilanasve - në rastin ballëpërballë në minutën e 10 të takimit.
E në pjeën e dytë bardhekaltërit vendas morrën një inicativë dhe nëpërmjet disa kundërsulmeve edhe shënuan.
Së pari ka qenë Florim Berisha që shënoi për 2-0, derisa krejt në fund, në minutat shtesë të takimit, Ardian Limani vulosi fatin e takimit.
Kjo ka qenë fitorja e parë e Dritës, që nga xhiroja e parë kur patën mposhtur Llamkos Kosovën dhe e dyta në përgjithësi, derisa Ferizaji i është kthyer disfatave, duke e regjistruar të tretën e stinorit.
REZULTATET, TABELA DHE NDESHJET E RADHËS