SOCIEDAD
Anoeta, mbetet e pakalueshme për Barcelonën
4 January, 2015 @22:56
Barcelona nuk ka arritur të shfrytëzojë disfatën e Real Madridit për të dalë në krye të La Ligas sonte.
Ekipi katalanas është mposhtur me një autogol me kokë të shënuar nga mbrojtësi i saj Jordi Alba.
Përkundër se goli fatkeq erdhi heret, ekipi i Luis Enriques nuk arriti të shënojë asnjëherë në portën e Real Sociedadit që po lufton për mbijetesë dhe me David Moyesin në krye të saj.
Luis Enrique reagoi në pjesë të dytë duke futur në ndeshje Leo Messin, pastaj edhe Neymarin dhe Dani Alvesin - por më kot - goli nuk erdhi dhe Barcelona mbeti pa fitore në Anoeta sërish.
Real Sociedad është shndërruar në një mallkim për Blaguranat, pasi që këta të fundit nuk kanë arritur të fitojnë aty që nga viti 2007.
Te vendasit ndërkaq, me lojë të mirë janë dalluar mbrojtësi Inigo Martinez, pastaj mesfushori Xabi Prieto dhe sulmuesi meksikan, Carlos Vela.
Në fund, mbeti rezultati 1-0, derisa Moyes regjistroi fitoren e radhës në ekipin e tij të ri duke shtuar gjasat për mbijetesë që tash.
FAKT:
Real Sociedad me fitoren e sontme ndaj Barcelonës, tashmë ka mposhtur treshen e fuqishme të futbollit spanjoll këtë stinor: Real Madrid, Atletico Madrid dhe Barcelona - të gjitha, në Anoeta si vendas. |