MESTALLA
Valencia, ndërpren serinë e Real Madridit
4 January, 2015 @18:52
Mestalla u tregua e pakalueshme për Real Madridin, përkundër që këta të fundit kanë qenë në seri të 22 fitoreve me radhë.
Edhepse kampioni aktual i Spanjës morri epërsinë përmes futbollistit më të mirë të saj, Cristiano Ronaldo, që realizoi penalltinë në pjesë të parë, pjesa e dytë ishte një tregim tjetër.
Me golat e Antonio Barraganit dhe Nicolas Otamendit, Valencia arriti fitoren që i ngriti ata për momentin në pozitën e katërt të tabelës, derisa ndërpreu serinë e fitoreve të Carlo Ancelottit me Real Madridin.
Cristiano Ronaldo shënoi golin e 26 të stinorit sonte, derisa Real Madrid u mposht për herë të parë që prej shtatorit, kur kishte humbur nga Atletico Madrid.
Shkodran Mustafi ka qenë në fushë për 90 minuta dhe ka treguar lojë tejet cilësore duke ndalur tentimet e madrilenëve në pjesë të dytë për të barazuar. Mustafi, bashkë me 5 futbollistë tjerë të Valencias u ndëshkuan me kartonë të verdhë sonte.