BARCELONA
Mund të operohet përsëri
21 April, 2021 @13:45
Që nga lëndimi i meniskut të brendshëm të këmbës së majtë, në shtatë nëntor, Ansu Fati, lojtari i Barcelonës, po kalon një periudhë të vështirë.
Tani për tani shërimi i tij, siç ka mësuar AS, është në dyshime edhe përkundër operacionit që i është nënshtruar më parë.
Sulmuesi nuk ka probleme të ënjtjes së gjurit sa kishte disa muaj më parë, por kur rrit ngarkesat e punës ai ka dhimbje.
Në mëngjes ai trajtohet me fizioterapistin e klubit, Xavi Elain dhe pasditeve ai vazhdon trajtimin me ekipin e Ramon Cugat, kirurgut që ka bërë ndërhyrjet.
Përballë kësaj situate shqetësuese, shërbimet mjekësore të klubit kanë caktuar një afat të ri për të marrë një vendim përfundimtar. Siç raportohet nga ‘el Mundo Deportivo’, dy maji i ardhshëm është caktuar si afati i fundit për të vendosur nëse do të operohet Fati përsëri apo jo.
Nëse vendosin për operim ai do të duhet të udhëtojë në Lyon për ta vënë veten në duart e kirurgut Bernard Cottet.