TREPÇA '89 - GJILANI
Arb Manaj mohon fitoren e Gjilanit
4 November, 2018 @16:01
Ndeshja ndërmjet Trepçës ‘89 dhe Gjilanit përfundoi baraz me rezultat 1-1.
Gjilani shënoi në minutën e 25 përmes Vilfor Hysës, i cili pas asistimit të Ansi Nikës, goditi me kokë dhe e mposhti portierin Arben Beqiri.
Në pjesën e dytë të ndeshjes, Trepça ‘89 shpërdoroi shumë raste, por në minutën e 76’-të, pas një tollovie në zonën e Gjilanit, arriti të shënojë Arb Manaj për ta barazuar rezultatin.
Trepça ‘89 kishte edhe disa raste deri në fund të ndeshjes, por djelmoshat e trajnerit Sabit Osmani u treguan të pasuksesshëm para portës kundërshtare.
Skuadra mitrovicase gjendet në pozitën e nëntë me 16 pikë të grumbulluara, ndërsa Gjilani me 21 pikë është në pozitën e gjashtë pas 14 xhirove të zhvilluara.
FORMACIONET STARTUESE:
TREPÇA '89: Beqiri, Pira, Basri, Asare, Mersini, Jashari, Gucev, Manaj, Rusi, Muja, Hyseni. |
|||
GJILANI: Kaçiu, Kastrati, Mareno, Halili, Magani, Jefferson, Muçaj, Sadriu, Nika, Perez, Hysa. |