LOJTARI MË I MIRË I KOSOVËS
Arbër Zeneli mbyll vitin 2019
11 June, 2019 @14:16
Mesfushori i krahut dhe lojtari më i mirë i Kosovës në vitin 2018, Arbër Zeneli do të mungojë prej 6 deri në 8 muaj, për shkak të lëndimit të pësuar në ndeshjen me Malin e Zi.
Lajmin e kanë zyrtarizuar nga ekipi i tij Stade de Reims sot, që ka bërë të ditur se viti 2019 ka përfunduar për Zenelin.
Zeneli 24 vjeç pësoi një lëndim të rëndë në këmbën e tij në përballje ndaj Malit të Zi në Podgoricë, ku Kosova barazoi 1-1.