NGA KONFERENCA
Balakov kërkon fitore, patjetër
10 June, 2019 @15:46
Selektori i ri i Bullgarisë, Krasimir Balakov, që debutoi për reprezentacionin bullgar në duel ndaj Çekisë, ka kërkuar patjetër fitore sonte nga ekipi i tij në duel ndaj Kosovës.
Bullgaria ishte në epërsi 0-1 dhe u mposht 2-1 nga Çekia. Kjo ishte humbja e parë për Bullgarinë në Grupin A kualifikues drejt EURO 2020.
ORARI dhe TABELA DREJT EURO2020
“Kjo ndeshje do të jetë tepër e rëndë, por ne kemi mundësitë tona dhe do të shkojmë drejt e në fitore. I kam parë se si luajnë ndaj Malit të Zi, kanë lojtarë të mirë, por do t’i kundërpërgjigjemi me fitore,” ka thënë Balakov.
Derisa Kosova ka 2 pikë nga 2 ndeshjet e para në Grupin A, Bullgaria ka 2 pikë nga 3 ndeshje. Kosova kishte barazuar me Bullgarinë në Prishtinë 1-1 në ndeshjen e parë dhe historike kualifikuese për një evropian, të zhvilluar në Fadil Vokrri.