VENDIMET E DISIPLINORES
KD merr këto vendime për Trepça’89-Vëllaznimi
10 June, 2019 @10:56
Komisioni Disiplinor i FFK-së, në mbledhjen e mbajtur gjatë fundit të javës që shkoi, kanë shqyrtuar inicimet disiplinore nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve përcaktuese të barazhit Trepça’89 - Vëllaznimi dhe Gjilani - Besa, dhe ka marrë këto vendime.
Vendimet po ua sjellim ashtu siç i ka përshkuar FFK-ja në faqen e saj zyrtare.
V E N D I M E
YLBER MALOKU ; lojtar i klubit të futbollit “ TREPÇA 89 “ nga Mitrovica me numër të ID kartelës ; 001044M96 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive 10, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq ( grushtime me lojtarin kundërshtar ) në ndeshjen e barazhit ; përcaktuese pë IPKO-SUPERLIGËS kategoria e seniorëve ; TREPÇA 89 – VËLLAZNIMI e zhvilluar me datë 01.06.2019 në stadiumin “ Fadil Vokrri “ në Prishtinë ( raportet zyrtare ) ; PEZULLOHET pa të drejtë loje deri në vendimin përfundimtar të komisionit disiplinor – kompletimin e lëndës për të gjitha ndeshjet vijuese sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës . Bazuar në Rregulloren disiplinore neni 32 paragrafi 1 kerkohet deklarata plotësuese nga lojtari në pezullim Ylber Maloku lidhur me rastin , Afati datë 11.06.2019.
KUSHTRIM GASHI ; lojtar i klubit të futbollit “ VËLLAZNIMI “ nga Gjakova me numër të ID kartelës; 001270M91 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive 18, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për ndëshkim me karton të kuq ( grushtime me lojtarin kundërshtar ) në ndeshjen përcaktuese – barazhit për IPKO-SUPERLIGËS , kategoria e seniorëve ; TREPÇA 89 – VËLLAZNIMI e zhvilluar me datë 01.06.2019 në stadiumin “ Fadil Vokrri “ në Prishtinë ( raportet zyrtare ) ; PEZULLOHET pa të drejtë loje deri në vendimin përfundimtar të komisionit – kompletimin e lëndës, për të gjitha ndeshjet vijuese sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës. Bazuar në Rregulloren disiplinore neni 32 paragrafi 1 , kërkohet deklarata plotësuese nga lojtari në pezullim Kushtrim Gashi lidhur me rastin. Afati datë 11.06.2019.
SAMIR SAHITI ; lojtar i klubit të futbollit “ VËLLAZNIMI “ nga Gjakova me numër të ID kartelës; 002265M88 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive ; 22, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për manifestim të sjelljeve josportive të gabuara ( pas përfundimit të ndeshjës fyerje dhe sharje ndaj krerëve të FFK-së si dhe tenton ta sulmojë gjyqtarin kryesor të takimit Mervan Bejtullahu ) në ndeshjën përcaktuese – barazhit për IPKO-SUPERLIGËS kategoria e seniorëve ; TREPÇA 89 – VËLLAZNIMI e zhvilluar me datë 01.06.2019 në stadiumin “ Fadil Vokrri “ në Prishtinë ( raportet zyrtare ); PEZULLOHET pa të drejtë loje deri në vendimin përfundimtar të komisionit disiplinor për të gjitha ndeshjet zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës. Bazuar në Rregulloren disiplinore neni 32 paragrafi 1 kërkohet deklarata plotësuese nga lojtari në pezullim ; Samir Sahiti lidhurme rastin. Afati, datë 11.06.2019.
JETON DUSHI; lojtar i klubit të Futbollit “ VËLLAZNIMI “ nga Gjakova me numër të ID kartelës; 002275M96 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive 10, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për manifestim të sjelljeve josportive – të gabuara ( fyerje, sharje ndaj gjyqtarëve të takimit dhe Federatës së Futbollit të Kosovës ) në ndeshjen përcaktuese – barazhit për IPKO-SUPERLIGËS -kategoria e seniorëve; TREPÇA 89 – VËLLAZNIMI e zhvilluar me datë 01.06.2019 në stadiumin “ Fadil Vokrri “ në Prishtinë ( raportet zyrtare ); PEZULLOHET pa të drejtë loje deri në vendimin përfundimtar të komisionit disiplinor për të gjitha ndeshjet zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës. Bazuar në Rregulloren disiplinore neni 32 paragrafi 1 , kërkohet deklarata plotësuese nga lojtari në pezullim Jeton Dushi lidhur me rastin. Afati datë 11.06.2019.
AHMET MORINA ; drejtor i klubit të futbollit “ VËLLAZNIMI “ nga Gjakova me numër të ID kartelës; 00794M70 në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për largim nga pankina – hapsira teknike e lojtarëve reserve ( manifestim të sjelljeve jo korrekte dhe të gabuara; fyerje dhe sharje drejtuar gjyqtarëve të takimit dhe krerëve të FFK-së ) në ndeshjën përcaktuese – barazhit për IPKO-SUPERLIGËS , kategoria e seniorëve ; TREPÇA 89 – VËLLAZNIMI e zhvilluar me datë 01.06.2019 në stadiumin “ Fadil Vokrri “ në Prishtinë ( raportet zyrtare ) ; PEZULLOHET pa të drejtë në kryerjen e të gjitha detyrave në klub lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në vendimin përfundimtar të komisionit disiplinor – kompletimin e lëndës. Bazuar në Rregulloren disiplinore neni 32 paragrafi 1 , kërkohet deklarata plotësuese nga zyrtari – drejtori në pezullim Ahmet Morina, lidhur me rastin. Afati datë 11.06.2019.
BLERIM VULA ; person zyrtar i klubit të futbollit “ VËLLAZNIMI “ nga Gjakova me numër të ID kartelës; 009784M53, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për manifestim të sjelljeve josportive ( pas përfundimit të takimit ka hyrë me vrap në fushë ku fillon të ofendojë, dhe fyej gjyqtaret e takimit dhe kreret e Federatës së Futbollit të Kosovës ) në ndeshjen përcaktuese – barazhit për IPKO-SUPERLIGËS, kategoria e seniorëve ; TREPÇA 89 – VËLLAZNIMI e zhvilluar me datë 01.06.2019 në stadiumin “ Fadil Vokrri “ në Prishtinë ( raportet zyrtare )I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës – provave ; vendimin përfundimtar të komisionit disiplinor. Bazuar në Rregulloren disiplinore neni 32 paragrafi 1, kërkohet deklarata plotësuese nga zyrtari në procedurë të inicuar disiplinore Blerim Vula lidhur me rastin. Afati date 11.06.2019.
AGIM CANA ; kryetar i klubit të futbollit “ VËLLAZNIMI “ nga Gjakova në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për shkelje të kodit të etikës sportive ; pas përfundimit të ndeshjës përcaktuese – barazhit për IPKO-SUPERLIGES, kategoria e seniorëve ; TREPÇA 89 – VËLLAZNIMI e zhvilluar me datë 01.06.2019 në stadiumin “ Fadil Vokrri “ në Prishtinë , fton mediat në zhveshtore të KF “ Vëllaznimi “ nga Gjakova , prononcohet duke thënë deklarata ofenduese, fyese dhe të pa bazuara për futbollin e kosovës në prezencë të futbollistëve dhe mediave. Ky veprim i tillë është në kundërshtim me kodin e etikes sportive ; provat; inqizimet televizive . Bazuar në Rregulloren disiplinore neni 32 paragrafi 1 ; I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës – vendimin përfundimtar të komisionit disiplinor. Kërkohet deklarata plotësuese nga kryetari klubit Agim Cana , në procedurë të hapur, lidhur me rastin. Afati date 11.06.2019.
KF “ VËLLAZNIMI “ nga Gjakova , në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për sjellje të gabuara dhe jo korrekte nga ana e spektatorëve të klubit të futbollit “ Vëllaznimi “ nga Gjakova ndaj ekipit kundërshtar dhe gjyqtarëve të takimit ( minuta; 16,63 pati fyerje dhe ofendime drejtuar kundërshtarit, kurse në minute e 66 pati farkime në fushë ku nga tribuna përendimore pati hedhje të tri shisheve pvc në fushë) në ndeshjën përcaktuese – barazhit për IPKO-SUPERLIGË, kategoria e seniorëve ; TREPÇA 89 – VËLLAZNIMI e zhvilluar me datë 01.06.2019 në stadiumin “ Fadil Vokrri “ në Prishtinë ( raportet e personave zyrtar ). Bazuar në Rregulloren disiplinore neni 32 paragrafi 1 ; I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE klubit futbollistik “ Vëllaznimi “ nga Gjakova deri në kompletimin e lëndës – provave. Kërkohen raporte plotësues nga klubi futbollistik “ Vëllaznimi “ nga Gjakova – përsoni zyrtar i klubit dhe përsoni për siguri për atë ndeshje lidhur me rastin. Afati datë 11.06.2019.
KF “ GJILANI “ nga Gjilani , në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për sjellje të gabuara nga ana e spektatorëve të klubit të tyre ( minuta; 84 dhe 85 pati fyerje të organizuara në kor drejtuar lojtarit kundërshtar ; Alban Tusuni) në ndeshjen përcaktuese – barazhit për IPKO-SUPERLIGËS, kategoria e seniorëve ; GJILANI – BESA e zhvilluar me date ; 30.05.2019 në stadiumin “ Fadil Vokrri “ në Prishtinë ( raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar ); Bazuar në Rregulloren disiplinore neni 32 paragrafi 1. I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE klubit futbollistik “ Gjilani “ nga Gjilani deri në kompletimin e lëndës – provave. Kërkohet raport plotësuese nga klubi futbollistik “ Gjilani “ nga Gjilani – përfaqësuesi zyrtar dhe ai I sigurisë për atë ndeshje lidhur me rastin. Afati date 11.06.2019.
EGZON GASHI ; lojtar i klubit të futbollit “ BESA “ nga Peja me numër të ID kartelës; 002279M88 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive _____ në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për shkelje të kodit të etikës sportive ( deklarimet në portale, ku permes statusit në Facebok komenton humbjen e ish skuadrës së tij – klubit futbollistik “ Vëllaznimi “ nga Gjakova , duke e quajtur referimin si skandaloz kurse gjyqtarin kryesor Mervan Bejtullahu si tmerr në referimin e kësaj ndeshje . Bazuar në Rregulloren disiplinore neni 32 paragrafi 1 I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës – provave. Kërkohet deklarata plotësuese nga lojtari në procedurë disiplinore ; Egzon Gashi, lidhur me rastin. Afati date 11.06.2019.