DREJTORI SPORTIV
Igli Tare refuzon Milanin
9 June, 2019 @20:38
Rossonerët nuk do të kenë Iglin Taren drejtor sportiv. Njoftimi i fundit nga mediat italiane bën të ditur se vlonjati ka refuzuar ofertën e rossonerëve.
Paolo Maldini dhe Ivan Gazidis kanë bërë të ditur se Tare është zgjedhja e parë e tyre për pozitën e drejtorit sportiv.
Oferta e Milanit ka qenë pak më e lartë se ajo aktuale e Lazios, mirëpo në anën tjetër Lazio ka dyfishuar sot rrogën e Tares dhe ia ka vazhduar kontratën deri më qershor 2023.
Rossonerët gjithashtu i kanë ofruar pozitën e trajnerit Simone Inzaghit, por edhe ai ka preferuar të qëndrojë në kryeqytet me të kaltërit.
Tash e tutje, Milan do të drejtojë radarin diku tjetër, derisa pa drejtor sportiv do të duhet të negociojë për sezonin e ri me lojtarët në kërkim.