TRAJNERI I NJOHUR
Munishi i rikthehet Superligës
8 June, 2019 @21:16
Ish trajneri i shumë skuadrave kosovare, Ismet Munishi, po i rikthehet Superligës.
Prishtinasi Munishi tash e tutje do të jetë trajner i ri i Ballkanit të Suharekës, pasi që ekipi portokallezi para pak çastesh ka zyrtarizuar njoftimin për ardhjen e tij.
Munishi do të drejtojë Ballkanin në edicionin 2019/20 të Superligës së Kosovës.
Ballkani në stinorin e fundit mbijetoi në Superligë, me trajnerin Gani Sejdiu, por ekipi nuk kishte arritur marrëveshje për vazhdim kontrate me mitrovicasin dhe kështu ndanë rrugët.