ISLANDA - SHQIPËRIA
Loja e mirë, nuk sjell rezultat. Reja debuton me humbje
8 June, 2019 @17:01
Selektori i ri i Shqipërisë, Edy Reja, ka debutuar në bankën kuqezi sot me humbje ndaj Islandës, 1-0.
Një moment pakujdesie në mbrojtje, që i mundësoi Johan Gudmundssonit të kalojë dy mbrojtës dhe të dalë para Etrit Berishës për të shënuar përtoke në minutën e 22-të ka qenë e mjaftueshme për vendasit t’i marrin tre pikët në ndeshje.
ORARI dhe TABELA DREJT EURO2020
Shqipëria në anën tjetër me një formacion të zgjeruar 3 - 5 - 2, me lojë të mirë, entuziazëm e kërkim - mungoi në finalizim.
Rasti më i mirë i kuqezinjëve, erdhi nga Elseid Hysaj, kapiteni, në pjesë të parë, kur portieri islandez shpëtoi portën e tij pranë rezultatit 0-0.
As Sokol Cikalleshi e as Bekim Balaj, nuk rrezikuan seriozisht portën e Hannes Halldorsonit, derisa lojë kishte. Mbrojtja energjike, mesfusha vrapuese, sulmuesit vrapues - por kaq.
ORARI dhe TABELA DREJT EURO2020
Shqipërisë i mungoi pasimi final sot, që do të gjente Cikalleshin, Balajn ose zëvendësuesin Armando Sadiku për të shënuar.
Me këtë humbje, Shqipëria pëson për herë të dytë në grup, dhe për herë të parë si mysafir, derisa ka 3 pikë nga 3 ndeshjet e para. Franca, Turqia e Islanda, udhëheqin grupin aktualisht.