ÇEKIA - BULLGARIA
Njeriu-gol i Çekisë dhe debutuesi i Bullgarisë
8 June, 2019 @18:54
Pas dy ndeshjeve të zhvilluara Çekia ka shënuar fitoren e parë në Grupin A kualifikues për EURO 2020.
Çekia është njëra ndër rivalet e Kosovës me të cilën dardanët nuk janë takuar ende.
TABELA DREJT EURO 2020 dhe ORARI
E i frikshëm është treguar sulmuesi shtatëgjatë i Romës, Patrick Schick, që ka shënuar dy herë për t’ia sjellë fitoren ekipit të drejtuar nga selektori Jaroslav Silhavy.
Schick ka treguar se është njeri-gol dhe në mënyrën më të mirë ka shfrytëzuar rastet për fitoren 2-1 ndaj Bullgarisë, rivalit të radhës së Kosovës.
E te Bullgaria debutoi selektori Krasimir Balakov. Debutuesi në reprezentacion, Ismail Isa, pranoi një top që erdhi pas dy pasimeve të gjata për të shënuar me kokë mjeshtërisht në portën çeke për epërsinë 0-1 që nuk mjaftoi për mysafirët, por i dha shpresë për ndeshjet tjera.
TABELA DREJT EURO 2020 dhe ORARI
E Balakov debutuesin Isa pritet ta fusë në përballje edhe ndaj Kosovës. Ky i fundit luan për ekipin Dunav 2010 dhe këtë stinor ka shënuar 5 gola, derisa ka bërë karrierë në Molldavi dhe Superligë turke më parë.
Përndryshe, Çekia ka shënuar fitoren e parë në grup, ndërsa Bullgaria ka pësuar humbjen e parë. Çekët tash kanë 3 pikë dhe në duelin e radhës luajnë me Malin e Zi. Ndërsa Bullgaria nga 3 ndeshjet e zhvilluara ka 2 pikë dhe duelin e radhës e luan ndaj Kosovës.