KOMUNIKATA
FFK përgënjeshtron mediat, stërvitja nuk është ndërprerë
Teksti: FFK
8 June, 2019 @19:49
“Federata e Futbollit e Kosovës demanton raportimet e mediave se stërvitja e sotme në Sofje është ndërprerë për kinse provokimet nga tifozët bullgarë.
Raportimet e tilla në prag të ndeshjes janë qëllimkëqija dhe si të tilla ne si FFK i vlerësojmë të dëmshme edhe për atmosferën në ekipin kombëtar.
Stërvitja e sotme ka shkuar sipas parashikimeve të stafit të trajnerëve, ku pjesa e futbollistëve që kanë luajtur në ndeshjen e djeshme në Podgoricë kanë bërë vetëm rigjenerim, derisa pjesa e futbollistëve që nuk kanë luajtur kanë ushtruar me intensitet më të lartë.
FFK falënderon Federatën bullgare për mikpritjen dhe organizimin e mirë.
E gjithë ekspedita e Kombëtares ndihet shumë komod dhe për asnjë moment nuk ka vërejtur ndonjë provokim.
Sa i përket raportimeve se ka pasur thirrje raciste, një gjë e tillë nuk është dëgjuar nga pjesa e stafit të kombëtares, por që gazetarët mund ta kenë hasur në rrugë.”
Pas barazimit në Prishtinë 1-1, tash Kosova luan ndaj Bullgarisë në Sofje. Ndeshja luhet më 10 qershor 2019 me fillim prej orës 20:45.