SULMUESI NGA GJAKOVA
Edhe Zeka vazhdon me kampionin
8 June, 2019 @19:36
Sulmuesi gjakovar i Feronikelit, Mevlan Zeka, ka vazhduar kontratën me ekipin e tij aktual.
Njoftimin e ka zyrtarizuar pak më parë ekipi kampion i Kosovës, derisa ka bërë të ditur që 9-shja e ekipit do t’i mbetet Zekës edhe më tej.
Zeka këtë stinor ka shënuar 3 gola në kampionat për Feronikelin, ndërsa më parë ka derdhur djersë për ekipet tjera si Liria e Vëllaznimi.
Zeka është lojtari i tetë që vazhdon kontratën me niklin për edicionin e ri të Superligës.