KOSOVA @ BULGARIA
Stërvitja e parë, e ndarë
8 June, 2019 @19:56
Kombëtarja e Kosovës e ka mbajtur seancën e parë stërvitore në Sofje para ndeshjes kundër Bullgarisë, e cila zhvillohet më 10 qershor.
Në stërvitjen e sotme është punuar në dy grupe, ku pjesa e futbollistëve që kanë luajtur në ndeshjen kundër Malit të Zi kanë bërë vetëm vrapime të lehta dhe ushtrime fizike, derisa pjesa tjetër e futbollistëve ka bërë stërvitje normale.
Angazhimi i futbollistëve si zakonisht ka qenë në nivelin më të lartë, derisa tashmë të gjithë janë të përqendruar tek ndeshja kundër bullgarëve.