BET 365
Bullgaria, favorit i lehtë thonë bastoret
10 June, 2019 @13:59
Përfaqësuesja e Kosovës nuk e ka epitetin e favoritit ndaj Bullgarisë në përballjen e radhës kualifikuese për EURO 2020.
Dardanët, që sonte janë mysafir në Sofje i pret një duel i vështirë ndaj një Bullgarie të rikonstruktuar me trajerin e ri Krasimir Balakov, derisa Kosovës i mungojë katër futbollistë standard për shkak të lëndimeve.
ORARI dhe TABELA DREJT EURO2020
Sa i përket bastoreve, Bet 365 ka bërë të përcaktuar fitoren e Bullgarisë në këtë ndeshje me kuotë 2.50, ndërsa të Kosovës me 3.20. Barazimi vlerësohet njëjtë si fitorja e Kosovës.
Rezultati më i mundshëm sipas kësaj bastoreje është 1-0 në të mirë të Bullgarisë, ndërsa ndeshja parashikohet të kalojë me zero deri maksimalisht dy gola të shënuara, pasi që koeficienti i dhënë për këtë shifër të golave është 1.57, derisa për mbi tre gola të shënuara në ndeshje është 2.35.