Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ONIX - ISTOGU

Arifaj e Krasniqi për fitoren e Onixit ndaj Istogut

Foto: KF Onix

Arifaj e Krasniqi për fitoren e Onixit ndaj Istogut


21 February, 2021 @15:09

Pas suksesit në Kupën e Kosovës, sot skuadra e Istogut u mposht 2-1 në ndeshjen e parë në stinorin pranveror në Ligën e Parë.

Istogun sot e mposhti skuadra e Onixit, të cilës fitoren ia siguruan golat e Granit Arifajt (P) dhe Norik Krasniqit.

TABELA AKTUALE

Të dy golat e Onixit u shënuan në pjesën e parë, ndërkohë që ngushtimi i epërsisë nga Istogu erdhi nga Fatmir Rexhaj në minutën e 77’, mirëpo Onixi u mbajt mirë dhe barazimi i mysafirëve nuk ndodhi, për t’u mbyllur kështu ndeshja me fitoren e Onixit.

Kjo fitore bën që Onixi të jetë në vendin e tretë të Grupit A në Ligën e Parë, kurse Istogu ndodhet dy vende më poshtë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë