RUSIA - KROACIA
Arrijnë gjeneratën historike, pas 2 dekadash
7 July, 2018 @22:28
Kroacia është gjysmëfinalistja e fundit e Botërorit Rusia 2018, pasi që pas ekzekutimit të penalltive arriti të eliminojë Rusinë.
Ky sukses i Kroacisë, ka barazuar suksesin e gjeneratës historike të vitit 1998 kur gjenerata me Zvonimir Bobanin dhe Ciro Blazevicin selektor kishin arritur në gjysmëfinale.
E loja, nuk ka pasur fitues në çerekfinale për Rusinë e Kroacinë, pas kohës së rregullt dhe asaj shtesë.
Skuadrat, të cilat me penallti arritën çerekfinalen, përsëri është dashur të shutojnë penalltitë pasi që barazuan 1-1 në 90 minutat e ndeshjes. E më pas, edhe në vazhdime shënuan nga një gol tjetër për përfundimtaren 2-2.
Rusia avancoi me një supergol të Denis Cheryshevit, ndërsa Kroacia barazoi shpejt me Andrej Kramaricin, 1-1.
Kroacia dominoi në pjesën e mbetur të takimit, por goli nuk erdhi deri në fund të kohës së rregullt të ndeshjes.
Më pas, në vazhdime Kroacia gjeti golin, që mendohej se ishte e fitores. Domagoj Vida shënoi me kokë pas kornerit kroat.
Mirëpo, 5 minuta para fundit të vazhdimeve, ka qenë Matias Fernandes i Rusisë që ka shënuar golin e parë të tij në dresin rus për të barazuar dhe për të çuar ndeshjen në penallti.
E aty, Kroacia siguroi gjysmëfinalen, për t’i dalë përballë Anglisë.
PENALLTITË:
RUSIA | KROACIA | ||
Fyodor Smolov | mbron portieri kroat | GOL | Marcelo Brozovic |
Alan Dzagoev | GOL | mbron portieri rus | Mateo Kovacic |
Matias Fernandes | jashtë | GOL | Luka Modric |
Sergei Ignashevich | GOL | GOL | Domagoj Vida |
Daler Kuzyaev | GOL | GOL | Ivan Rakitic |