PAS NDESHJES PRISHTINA - VËLLAZNIMI

Arsim Gojani: Nuk u dorëzuam, pikë e merituar
31 March, 2018 @19:57
Përveç Mirel Josës, për media pas ndeshjes u shpreh edhe Arsim Gojani, kryetrajneri i Vëllaznimit. Borozani.com
“Nëse e shohim lojën në tërësi, mendoj se ishte një ndeshje shumë e barabartë. Prishtina shënoi dy herë falë aftësive dhe vetive të mira individiuale të futbollistëve që ka. Por, ne prapë se prapë nuk u dorëzuam dhe luftuam deri në fund dhe mendoj se ky rezultat është pasqyrë reale se çfarë u pa në fushë.” - deklaroi Gojani pas ndeshjes.
Ky barazim bën që Vëllaznimi ta vazhdojë luftën për daljen nga zona e barazhit.