PAS NDESHJES PRISHTINA - VËLLAZNIMI

Mirel Josa: Presion i panevojshëm, lufta për titull vazhdon
31 March, 2018 @19:49
Pas barazimit me Vëllaznimin, trajneri i Prishtinës, Mirel Josa, u shpreh para mediave, njofton prishtinafc.com.
“Thjesht hymë në presion pa pikë arsye për faktin sepse do të ishim treguar të kujdesshëm qoftë në faullat që bënte kundërshtari, qoftë në zbritjet e kundërshtarit, sepse ne e kthyem pastaj në 4-4-1. Normal, janë gjëra që ndodhin në futboll, nuk dua të fajësoj futbollistët. Thjesht duhet vazhduar punën për të ardhmen. E ky është problemi më i madh dhe duhet të jemi shumë gati që nuk duhet të futemi në presion nga momenti që aty është një pasim diagonal dhe aty mund të heqet topi shumë mirë, pasi që lojtari nuk ka pse e ndalon topin në zonë të rreptësisë.” - u shpreh Josa pas ndeshjes.
Ky barazim bën që Prishtina të bëjë një hap prapa në luftën për titull, me Dritën që sot e fitoi ndeshjen e saj.