E SHTUNA SPORTIVE

Vetëm një duel nga Liga e Parë
31 March, 2018 @12:02
Vetëm një duel i xhiros së XXIII zhvillohet sot në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.
2 Korriku vs. Fushë Kosova është dueli i vetëm i ditës, kurse të gjitha ndeshjet tjera të xhiros luhen nesër.
2 Korriku aktualisht ndodhet në pozitën e 10 në tabelë, kurse Fushë Kosova në anën tjetër ende shpreson në një nga vendet e zonës Play Off.
Takimi fillon në ora 14:00.