SHQIP NË BOTË

Nuhiu gjen golin, Wednesday drejt fitores
30 March, 2018 @17:30
Në takimin që Sheffield Wednesday po e luan ndaj Prestonit në shtëpi, në listën e golashënuesve është futur edhe Atdhe Nuhiu.
Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës e gjeti golin në minutën e 50’ të ndeshjes, për t’ia dhënë epërsinë fillestare skuadrës së tij. Më pas, Wednesday e shënoi edhe golin e dytë.
Rezultati momental i takimit është 2-1, kur po zhvillohet minuta e 74’ e ndeshjes.