LIRIA-BESA
BOROZANI/ArianPaçarizi
Besa kap pikë jetike në Prizren
30 March, 2018 @16:01
Besa me një pjesë të parë të vrrullshme ka siguruar një pikë jetike në Prizren, ndaj Lirisë në luftë për mbijetesë.
Pejanët kanë qenë në epërsi dy herë gjatë ndeshjes, derisa Liria ka barazuar dy herë dhe ka pasur raste të shumta për të fituar, por nuk ka arritur dhe në fund është dashur të pajtohet me 2-2 përfundimtare.
Derisa Liria nuk shfrytëzoi rastin që të kapërcejë Prishtinën në klasifikim sot, për të dalë në vend të dytë, në anën tjetër Besa bëri një hap shtesë te zona Play-Out.
Zivkoviq i dha epërsinë Besës në minutën e 15-të, derisa barazoi Rroni Gashi i Lirisë për 1-1. Por, shpejt pejanët shënuan edhe njëherë për të shkuar në pushim me avantazh 1-2. Golashënues ishte Fatmir Mullabeqiroviq.
Tri zëvendësimet e Lirisë në pjesë të dytë dhanë rezultat, së paku për një pikë, kur Zenel Gavazaj në prekjen e parë të tij me top, shënoi për 2-2, e më pas rastet e humbura nga Ibrahima Toungara, Avdyli, e Gavazaj në 15 minutëshin e fundit nuk ndërruan rezultatin.