MEDIAT GJERMANE

Foto: FFK
“Betoni” kosovar i pakalueshëm
27 March, 2018 @22:30
Mediat gjermane e kanë quajtur beton, mbrojtjen e përfaqësueses U21 të Kosovës pas barazimit të sontëm në Adem Jashari të Mitrovicës.
Derisa Kicker ka shkruar se Gjermania U21 e Stefan Kuntzit nuk ka arritur të shpërthejë assesi mbrojtjen e Kosovës U21 përkundër rasteve, në anën tjetër Bild ka qenë më i ashpër.
Bild ka shkruar se problemet me sulmin e ekipit vazhdojnë, pasi që nuk kanë arritur të shënojnë përkundër rasteve dhe e kanë quajtur si turpëruese barazimin ndaj Kosovës për ekipin e tyre.
Kosova U21 ka ndalë Gjermaninë U21, që është kampione aktuale e Evropës në këto grupmosha, në 0-0 sonte, ndërsa në ndeshjen e zhvilluar në Gjermani në vitin e kaluar, pancerët kishin fituar me rezultat minimal, 1-0.