KOSOVA-GJERMANIA

Foto: FFK
Kosova U21 ndal kampionët evropian
27 March, 2018 @20:35
Përfaqësuesja e Kosovës U21 ka arritur të marrë pikë nga kampioni aktual evropian i këtyre grupmoshave, Gjermania U21, duke barazuar sonte në Mitrovicë, 0-0.
Me pikën e fituar, Kosova U21 ka shtuar gjasat për të kërkuar kualifikimin përmes Play-Offit, ndërsa djelmoshat janë treguar tejet luftarak gjatë ndeshjes, ku më së shumti punë ka pasur Visar Bekaj, që ka mbrojtur disa tentime të rrezikshme të gjermanëve.
Me pikën e fituar, Kosova ka mbetur në vend të tretë të Grupit 5 kualifikues për në evropian.
TABELA E GRUPIT 5:
1 | Gjermania U21 | 7 ndeshje | 16 pikë | |
2 | Irlanda U21 | 6 ndeshje | 13 pikë | |
3 | Kosova U21 | 8 ndeshje | 11 pikë | |
4 | Norvegjia U21 | 7 ndeshje | 11 pikë | |
5 | Izraeli U21 | 7 ndeshje | 7 pikë | |
6 | Azerbejxhani U21 | 7 ndeshje | 2 pikë |