KOSOVA - BURKINA FASO

11-shja e Kosovës sonte/ Foto: FFK
Dy ndeshje, dy fitore për Kosovën me Challandesin
27 March, 2018 @19:59
Ka përfunduar pak më parë edhe miqësorja e dytë në Francoville të Parisit për Kosovën. Po, me fitore!
Kosova pas Madagaskarit ka mposhtur edhe Burkina Fason sot për t’i dhënë një nismë të mbarë selektorit të ri Bernard Challandes, në ndeshjen që nuk kishte transmetim të drejtpërdrejtë në televizion.
Ka qenë sulmuesi prizrenas, Vedat Muriqi, që i dha epërsinë Kosovës në pjesë të dytë për 1-0, ndërsa pak para fundit të takimit, ka qenë Leart Paqarada nga gjuajta e lirë që ka shënuar për 2-0.
Kjo ka qenë ndeshja e dytë e vitit për Kosovën seniore, ku të dyja përfunduan me fitore dhe të dyja pa pranuar gol!