MEDIA

Foto: KFSkenderbeu/fb
UEFA dënon rëndë Skënderbeun!
29 March, 2018 @19:48
Zbuluar nga portali shqiptar Syri.net janë publikuar dënimet që UEFA-ja i ka shqiptuar ekipit më të suksesshëm shqiptar në garat evropiane në dekadën e fundit, Skënderbeu.
Sipas dokumenteve të plasuara online, Skënderbeu është përjashtuar nga garat evropiane për 10 vjet si dhe i është shqiptuar gjoba prej 1 milion euro.
Skënderbeu ka afat 60 ditësh për t’u ankuar në CAS lidhur me Vendimin e marrë nga Komisioni Disiplinor i UEFA-së.
Klubi i Skënderbeut ende nuk ka lëshuar ndonjë komunikatë lidhur me lajmin që po qarkullon në media, ndërsa në disa komente të lëshuara në Facebook, ekipi ka shkruar: Qetësohuni, kjo pritej nga organet e UEFA-së! “Betejën e fitojmë në CAS!