RAMIZ KRASNIQI

Foto: FFK
Të punojmë edhe më shumë
27 March, 2018 @23:06
Përzgjedhësi i Kosovës U19, Ramiz Krasniqi, në deklaratën e tij pas fitores ndaj Sllovakisë U19, ka thënë se ekipi ka treguar lojë tepër të disiplinuar sot që ka sjellë fitoren, ndërsa ka kërkuar nga djemtë që të punojnë edhe më shumë për të arritur nivelin e fituesit të grupit, Portugalisë.
“E vërtetë se sot e luajtëm ndeshjen e tretë, ka qenë presion, por nuk ka qenë presioni si në ndeshjet e para. E kishim të qartë se duhet të japin maksimumin por edhe treguam me lojë ishte e kundërta nga ajo që kemi treguar në ato dy ndeshjet e para. Është niveli i lartë i skuadrave sidomos Portugalia, por edhe Republika e Irlandës. Sllovakia ishte një ekip jashtëzakonisht i fortë dhe mirë i komponuar, por djemtë sot e shkrinë atomin e fundit në fushë për të arritur fitoren dhe këtë e arritën. Është një fitore me plotë meritë, si rezultat i në loje me angazhim maksimal me shumë disiplinë të madhe dhe kjo është ajo skuadra që e kemi parë edhe në Austri. Kjo është dëshmia që vetë duhet të punojmë shumë dhe normalisht të u jepet mundësia atyre që meritojnë të jenë në Kombëtare në mënyrë që ta kemi një Kombëtare të mirë dhe të fortë,” - kanë qenë fjalët e Krasniqit pas ndeshjes.
Kosova U19 ka qenë debutuese e Elite Round këtë vjet, ndërsa ka përfunduar e treta në Grupin 5, pas Portugalisë fituese të grupit që u kualifikua më tutje dhe Irlandës.