BASHKIMI-BALLKANI
BOROZANI/ A. P.
Ballkani ndalet nga Bashkimi
28 March, 2018 @16:31
Pas tre fitoreve radhazi, skuadra e Ballkanit të Suharekës, është ndalur sot në Koretin, në përballje ndaj Bashkimit që po lufton për ekzistencë në Ligë të Parë.
Ekipet kanë barazuar sot në përballjen që u zhvillua në mot të mirë, 1-1, ndërsa me pikën e fituar Bashkimi ka bërë edhe një hap të mirë drejt shpëtimit nga rënia, pasi që tash ka dy pikë më shumë se Hajvalia që është në zonën e Play-Outit të Ligës së Parë.
TABELA AKTUALE E LIGËS SË PARË
Ndërsa, Ballkani me këtë barazim tashmë rrezikon pozitën e dytë në klasifikim, pasi që me një fitore potenciale të Vushtrrisë, në përballjen e nesërme, ekipet mund të barazohen me pikë në klasifikim në luftë për Superligë.