Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOLUMNE

5 për fundjavë!

Graph. Olsen Kraja

5 për fundjavë!


Shkruan: LUAN MORINA

29 March, 2018 @17:28

TOP 5 ndeshjet e fundjavës me disa ndeshje të përmendura nën ‘to, për të pasë një fundjavë të kënaqshme futbollistike.

Crystal Palace – Liverpool (e shtunë, ora 1e30)

Janë Pashkët katolike, dhe si çdo festë oferta e futbollit vjen në një periudhë të ngushtë dhe me plot ndeshjet të mira. Kjo nis me përballjen e dy ekipeve të cilat e kanë adet të ofrojnë ndeshje me shumë gola (në 12 ndeshjet e fundit, vetëm ajo në gusht ka përfunduar 1-0 për Reds) dhe rrallëherë barazime (22 ndeshjet e fundit vetëm dy barazime, njëri pa gola – në vitin 2003).

Crystal Palace vs Liverpool

Prilli i gjen të dy ekipet në fronte të ndryshme. Për Liverpoolin çdo pikë në Premier League ka rëndësi në luftën për të siguruar Ligën e Kampionëve, ku edhe janë akoma me gjasa për gjysmëfinale. Në anën tjetër, Roy Hodgson ka ringjallur Palace-in, përkundër rezultateve të ndeshjeve të fundit – katër humbje nga ekipe të TOP 6-shes, dhe fitorja si mysafir ndaj Huddersfield Town. Nëse një ekip nga TOP 6 ka probleme me ekipet jashtë TOP 6 atëherë është Liverpool, duke ofruar rastin e mirë për ndonjë befasi eventuale, edhe pse zor të ndodh kundër Mo Salah!

Bayern – Dortmund (e shtunë, ora 6e30)

Me ndihmën e Freiburg, Bayern me fitore ndaj Borussias së Dortmundit mund të sigurojë titullin e radhës. Mysafirët kanë rikthyer të lënduarit duke krijuar një treshe pas Michy Batshuayit në formë me Reuss-Gotze-Schurrle. Dyshoj që krejt kjo mund të mjaftoj për një befasi karshi euforisë së bavarezëve për të festuar titullin eventualisht kundër të tyre kryesor.

 

Në të njëjtën kohë, Manchester City në Goodison Park mund të përgatit terrenin për të festuar titullin javën e ardhshme kundër Manchester United. Mbetet të shihet si ka ndikuar kjo periudhë pushimi tek të dyja ekipet. E derisa në Premier League, ndeshjet e të shtunës mbrëma nuk kanë qenë të papara këtë sezon, në Bundesligë këtë javë në ora 20:30, Hertha pret Wolfsburgun.

Juventus – Milan (e shtunë, ora 15n9)

Milani ndërmjet lëndimeve, me Contin jashtë për krejt sezonin e ndoshta edhe më gjatë, problemeve rreth pagesës së borxhit të pronarëve të tyre, të ardhmes së pasigurt, eliminimit nga Europa League, e zjarrit nga mediat italiane, do të marr edhe një goditje të rëndë nga Juventus.

Juventus vs Milan, time and date of match

Në fakt kjo pritet të jetë goditja më e lehtë nga të gjitha ato që mund të vijnë në një pranverë, jo aq të jargavanët për Milanin, siç pretendonte Fassone. Barazimi ndaj SPAL-it është shaka për Juventusin. Dy lëshime radhazi s’do të guxonin të ndodhnin, jo para çerekfinales së Ligës së Kampionëve e në një diferencë të ngushtë me Napolin.

Vincenzo Montella

Nuk pritet të jetë mbrëmje e këndshme as për ish-trajnerin e Milanit. Barcelona është favorite absolute ndaj kësaj Seville që nuk është as ekipi më i mirë në qytetin andaluzian javëve të fundit, e lëre më të mposht Barcelonën.

Bremen – Frankfurt (e diel, ora 3e30)

Werderi i Bremenit dhe Eintrachti i Frankfurtit janë duke luftuar në dy fronte krejt të ndryshme, në të cilat nuk guxojnë të lëshojnë asnjë pikë. Sidomos skuadra e Niko Kovacit. Frankfurti kurrë nuk ka qenë më afër Ligës së Kampionëve dhe në këtë front rivalë kryesorë ka Leverkusenin dhe Leipzigun, të dyja me kuadro shumë më të mira se të Frankfurtit.

Ludde Augustinsson & Jerome Gondorf (Werder Bremen)

Në vjeshtë, Frankfurt kishte fituar me golin e Rebic ite Hallerit, të dy në formë të shkëlqyeshme, sidomos kroati i cili me Boatengun janë ndër figurat kyçe tek mysafirët. Në anën tjetër, Bremen ka arritur të përsërit deri në një masë pranverën e kaluar, të cilën në tërësi po e përsërit Stuttgart. Edhe pse tri fitoret e fundit të Bremenit kanë ardhur ndaj ekipeve më inferiore, barazimi si mysafirë kundër Monchengladbach dëshmon që janë të denjë për të marrë pikë edhe ndaj ekipeve në pjesën e epërme të renditjes.

Chelsea – Tottenham (e diel, ora 5)

Kjo e diele është më varfër për shkak të festës. Megjithatë, derbi i Londrës mbulon atë boshllëkun që mund ta ndjejnë sidomos simpatizantët e futbollit italian. Fronti i titullit në Premier League ka përfunduar në nëntor edhe këtë vit, por për dallim prej sezonit të kaluar, kësaj radhe Chelsea mund të humbas mundësinë për Ligën e Kampionëve shtatë javë para fundit.

 

Fitorja ndaj Tottenhamit është kusht për të mbajtur të gjalla shpresat për Ligën e Kampionëve. Kjo mund të shtyjë Chelsean të sulmoj, dhe nuk është parë asnjëherë për dy vitet e fundit më mirë se në Camp Nou, që Chelsea ka kapacitet për të sulmuar. Pse nuk ka trajner, ajo është tjetër gjë. Së paku kjo pritet të marr fund me përfundimin e sezonit.

Mauricio Pochetino coaching Tottenham Hotspurs

Në anën tjetër, një fitore e Tottenham mund të rehatonte pak a shumë mysafirët të cilët mund të nisin planet për sezonin e ardhshëm qysh tani, pas eliminimit nga Liga e Kampionëve. Mungesa e Kane do të jetë hendikep për Spurs, por jo aq sa mungesa eventuale e Courtois tek të kaltrit e Londrës.

 


RAMIZ SADIKU - FERIZAJI

Ferizaji bën hap drejt zonës së Superligës

FFK Liga e parë

Ferizaji bën hap drejt zonës së Superligës

29/03/18 @ 16:32

NDARJA E HISES

Liga e Kombeve, sa euro i fiton Kosova?

Liga e Kombeve/Shqipëria/Kosova

Liga e Kombeve, sa euro i fiton Kosova?

29/03/18 @ 14:39

TERMINET E XHIROS XXIII

Një ndeshje të shtunën, të tjerat të dielën

FFK Liga e parë

Një ndeshje të shtunën, të tjerat të dielën

29/03/18 @ 13:30

BASHKIMI-BALLKANI

Ballkani ndalet nga Bashkimi

FFK Liga e parë

Ballkani ndalet nga Bashkimi

28/03/18 @ 16:31

RAMIZ KRASNIQI

Të punojmë edhe më shumë

Kosova

Të punojmë edhe më shumë

27/03/18 @ 23:06

MEDIAT GJERMANE

“Betoni” kosovar i pakalueshëm

Kosova/International

“Betoni” kosovar i pakalueshëm

27/03/18 @ 22:30

KOSOVA-GJERMANIA

Kosova U21 ndal kampionët evropian

Kosova

Kosova U21 ndal kampionët evropian

27/03/18 @ 20:35

KOSOVA - BURKINA FASO

Dy ndeshje, dy fitore për Kosovën me Challandesin

Kosova

Dy ndeshje, dy fitore për Kosovën me Challandesin

27/03/18 @ 19:59

KOSOVA-SLLOVAKIA

Kosova U19 përfundon Elite Roundin me fitore

Kosova

Kosova U19 përfundon Elite Roundin me fitore

27/03/18 @ 19:56

SLLOVAKIA-SHQIPËRIA

4 ditë, 7 gola të pësuara, mposhten kuqezinjtë

Shqipëria

4 ditë, 7 gola të pësuara, mposhten kuqezinjtë

27/03/18 @ 19:18

FIDAN ALITI NË TURQI

Kontratë afatgjate për Fidan Alitin te Alanyaspor

Kosova/International/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Kontratë afatgjate për Fidan Alitin te Alanyaspor

25/07/23 @ 11:58

PRIZREN

Tjiueza e Megameno vazhdojnë, por Liria zyrtarizon edhe dy lojtarë afrikanë

FFK Superliga/International/Transfere

Tjiueza e Megameno vazhdojnë, por Liria zyrtarizon edhe dy lojtarë afrikanë

22/07/23 @ 19:15

RUSI

Mirlind Daku shënon në debutim te Rubin Kazani

International/Sportistë shqiptarë në botë

Mirlind Daku shënon në debutim te Rubin Kazani

22/07/23 @ 16:58

DIREKT ONLINE

Transmetimi online: Europa-Dukagjini

Conference League/FFK Superliga/International

Transmetimi online: Europa-Dukagjini

20/07/23 @ 12:55

ME PËRMBYSJE MBYLLET AVENTURA DEBUTUESE

Struga eliminohet në fund!

Champions League/International

Struga eliminohet në fund!

18/07/23 @ 19:32

FORMACIONET STARTUESE: NDESHJA E KTHIMIT

Struga-Zalgiris, 11-shet startuese

Champions League/International

Struga-Zalgiris, 11-shet startuese

18/07/23 @ 16:18

DY EKSPEDITA ARBITRASH NGA KOSOVA

Gjyqtarët nga Kosova, në dy ndeshje të Ligës së Konferencës

Conference League/FFK Superliga/International

Gjyqtarët nga Kosova, në dy ndeshje të Ligës së Konferencës

18/07/23 @ 11:23

KTHEHEN TË PAMPOSHTUR

Struga nxjerr barazim në debutim

Champions League/International

Struga nxjerr barazim në debutim

12/07/23 @ 04:27

PRAG DEBUTIMI NË KUALIFIKIME PËR CHAMPIONS

Favorit Zalgirisi, por jo gjithmonë fiton favoriti

Champions League/International/Sportistë shqiptarë në botë

Favorit Zalgirisi, por jo gjithmonë fiton favoriti

11/07/23 @ 08:44

PREJ SHQIPËRIE NË TURQI

Visar Bekaj kalon në Hatayspor

Kualifikimet për Evropian/FFK Superliga/FSHF Kategoria Superiore/International/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Visar Bekaj kalon në Hatayspor

10/07/23 @ 15:42


 
Të gjitha lajmet nga International