REF's

REUTERS/Arkiv
Përcaktohen referët e Botërorit “Rusia 2018”
29 March, 2018 @20:30
Komiteti i Referëve të FIFA-së ka përcaktuar 36 referë dhe 63 ndihmës-referë që vinë nga 46 vende të botës, për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.
Për herë të parë në listë, që prej vitit 1938, nuk ka referë nga Britania e Madhe. Kjo është duke ndodhë për herë të parë në 80 vjet.
Howard Webb, që ka qenë referi i finales së Botërorit 2010 në Afrikën e Jugut dhe anglezi i vetëm në “Brazili 2014” - nuk është përfshirë kësaj radhe.
E nga referët kryesorë që vinë nga vendet e Evropës janë caktuar: Felix Brych (GjER), Cuneyt Çakir (TUR), Sergey Karasev (RUS), Bjorn Kuipers (HOL), Szymon Marciniak (POL), Miguel Antonio Mateu Lahoz (SPA), Milorad Mazic (SRB), Gianluca Rocchi (ITA), Damir Skomina (SVN) dhe Clement Turpin (FRA).