E SHTUNA SPORTIVE

BOROZANI / E.D
Rivalët e vjetër në Pejë, Drita ruajtjen e kreut në Gjilan
31 March, 2018 @11:52
Me fillim nga ora 14:00, sot zhvillohen dy ndeshje të Superligës së Kosovës në futboll.
Dy rivalët e ‘moçëm’ të futbollit kosovar, Prishtina e Vëllaznimi, takohen në Pejë, në një duel mes skuadrave me ambicie krejtësisht të kundërta sa i përket ligës. Prishtina kërkon fitore për ta vazhduar luftën drejt kreut të klasifikimit, kurse Vëllaznimi tenton daljen nga zona e rrezikshme. Ky mund të mos jetë dueli i fundit sezonal mes këtyre dy skuadrave, pasi këto dy skuadra mund të takohen edhe në finale të Kupës së Kosovës, në rast se kalojnë fillimisht fazën gjysmëfinale.
Takimi tjetër i ditës luhet në Gjilan, ku Drita, lidere aktuale e Superligës, e pret Flamurtarin e vendit të parafundit në tabelë. Një fitore e Dritës do ta mbante në krye skuadrën e Bekim Isufit pavarësisht rezultateve tjera, kurse Flamurtari tenton që të paktën të kalojë në zonën e barazhit.