PRISHTINA - VËLLAZNIMI

Foto: KF Vëllaznimi
Përfundim dramatik, Vëllaznimi ndal Prishtinën
31 March, 2018 @15:56
Me barazim dramatik u mbyll derbi i xhiros mes Prishtinës dhe Vëllaznimit.
Pjesa e parë e ndeshjes kaloi me vendasit më kërkues të golit, mirëpo gjakovarët në anën tjetër u mbrojtën mjaft mirë dhe arritën të shkonin në pushim me rezultat të bardhë.
Epërsia e kryeqytetasve erdhi me të filluar pjesa e dytë. Ishte Gauthier Mankenda ai që shënoi për 1-0, për t’ia dhënë vendasve golin e parë të ndeshjes, ndërsa në anën tjetër, rast të mirë për Vëllaznimin pati Burim Qorri, i cili goditi shtyllën në minutën e 65’ të ndeshjes,
4 minuta para përfundimit të kohës së rregullt, Ergyn Ahmeti i Prishtinës shënoi për 2-0, gol i cili u mendua se do t’i siguronte 3 pikë Prishtinës, mirëpo ndryshe menduan mysafirët.
Fillimisht për 2-1 shënoi Besnik Krasniqi nga pika e bardhë, penallti e cila bëri që Përparim Osmani i vendasve të përjashtohet nga loja, ndërsa në minutën e fundit të kohës shtesë zëvendësuesi Lekë Vula shënoi për 2-2, për t’ia mundësuar Vëllaznimit një përmbysje fantastike dhe për t’ia dhënë një pikë mjaft të vlefshme.
Ky barazim ia ndal hovin Prishtinës në luftën për vendin e parë, derisa Vëllaznimi edhe më tutje mbetet në zonën e barazhit.