DRITA - FLAMURTARI

BOROZANI/ Arkiv
Drita s’gabon, forcon kreun
31 March, 2018 @15:57
Ashtu siç edhe parashikohej, skuadra e Dritës ka shënuar fitore ndaj skuadrës së Flamurtarit në takimin e zhvilluar sot në Gjilan.
Epërsia e vendasve erdhi që në minutën e 2’, me Bujar Shabanin që shënoi nga afërsia, ndërsa gola të tjerë në pjesën e parë nuk pati.
Të parët që e gjetën golin në pjesën e dytë ishin mysafirët, të cilët shënuan përmes Shqipdon Ademit në minutën e 54’, mirëpo vendasit nuk lejuan befasi dhe fillimisht përmes zëvendësuesit Haxhi Neziraj e rikthyen epërsinë e më pas përmes Xhevdet Shabanit e vulosën fitoren me rezultat përfundimtar 3-1.
Kjo fitore ia forcon Dritës kreun e tabelës, kur dihet që Prishtina sot lëshoi pikë ndaj Vëllaznimit, kurse Flamurtari mbetet akoma në zonën e rrezikshme të klasifikimit.