SAN PAOLO
Asiston Hysaj, Napoli ndjek kreun
20 March, 2016 @20:00
Edhe pse ishin në disavantazh në pjesën e parë, Napoli nuk lejoi befasi në San Paolo dhe me dy golat e argjentinasit Gonzalo Higuain e me një të El Kaddourit në fund të takimit, arriti t’a përmbysë rezultatin, duke bërë kështu që diferenca e pikëve me Juventusin të mbetet e njejtë. Goli i barazimit erdhi nga asistimi i anëtarit të Kombëtares Shqiptare, Elseid Hysajt, i cili luajti 90 minuta dhe përveç asistimit zhvilloi edhe një ndeshje fantastike në përgjithësi.
Dy golat e shënuara sot bëjnë që Higuain të arrijë shifrën e 29 golave sezonalë në Serie A, me 15 gola më tepër se ndjekësi i parë Dybala.
Diferenca me Juventusin mbetet 3 pikë dhe lufta për titull mbetet e hapur.
Gonzalo Higuain Goal HD - Napoli 1-1 Genoa - 20… by Video-Sport