MANCHESTER DERBY
Rashford vendos derbin
20 March, 2016 @19:02
Ka mjaftuar goli i Marcus Rashford në minutën e 16’ të takimit që United të shënojë fitore shumë të rëndësishme në derbin lokal ndaj Manchester Cityt në Etihad Stadium. Në një ndeshje ku nuk munguan tensionet mes lojtarëve e rastet për shënim sidomos në pjesën e dytë, 3 pikët shkuan për skuadrën e holandezit Louis Van Gaal.
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në pjesën e parë, ndërsa rastet më të mira për shënim skuadra e Pellegrinit i pati në pjesën e dytë, mirëpo goli i barazimit nuk erdhi në asnjë moment.
Kjo fitore bën që United të besojë ende në luftën për top4, ndërsa City i shuan tërësisht gjasat për titull.
Manchester City 0-1 Manchester United Rashford… by ensar-sylka