KOMBËTARJA
De Biasi, nesër publikon listën
20 March, 2016 @16:52
Të hënën nga ora 10:30 përzgjedhësi i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, do të mbajë një konferencë për shtyp, ku tema kryesore do të jetë dy miqësoret e këtij muaji.
Ndër tjerash, De Biasi do të bëjë të ditur edhe emrat e futbollistëve të ftuar në këto dy miqësore, ku pritet të ketë edhe ndonjë surprizë nga strategu italian.
Shqipëria do të luajë me Austrinë më 26 mars, ndërsa me Luksemburgun më 29 mars.