CLAUDIO RANIERI

REUTERS/Arkiv
Askush s’dëshiron ta fitojë Premier Ligën
29 December, 2015 @23:43
Trajneri me përvojë i Leicester Cityt, Claudio Ranieri, pas barazimit ndaj Manchester Cityt mbi 10-fish më të pasur sesa ekipi i tij ka qenë i kënaqur nga paraqitja e lojtarëve të tij.
“Kemi luajtur lojë shumë të mirë. Ka qenë vështirë. Kemi krijuar disa raste. Dëshiroja t’i shihja lojtarët në fushë dhe përgjigjen e tyre pas humbjes nga Liverpooli dhe ata u përgjigjën shumë mirë,” ka thënë Ranieri pas ndeshjes për mikrofonin e BBC Sports.
”Çdo ndeshje është e vështirë për ne… Kjo ligë duket e trentë... askush s’dëshiron ta fitojë Premier Ligën. Duket çuditshëm. Ne jemi një shtëpi e thjeshtë, ndërsa ekipet tjera janë vila me pishinë. Nuk është lehtë, por ne po e luftojmë krejt ligën. Mrekulli është kjo që po bëjmë,” ka thënë Ranieri në fund.
Leicester City që vitin e kaluar në këtë kohë ka qenë i fundit në Premier Ligë dhe mezi ka shpëtuar veten nga rënia, këtë vit është i dyti në tabelë dhe deri dje ka qenë lider i elitës angleze.