TRANSFER

Ja bashkëlojtari i ri i Granit Xhakës
29 December, 2015 @17:09
Borussia Monchengladbach ka përforcuar radhët e veta me mesfushorin gjerman ofansiv, Jonas Hofmann.
Futbollisti 23 vjeçar i cili deri më tani ishte pjesë e Borussia Dortmundit, ka pasur hapësirë të vogël për ta treguar veten te kjo skuadër, kështu që ka vendosur të transferohet te Borussia Monchengladbach për 8 milionë euro dëmshpërblim.
Hofmann ka nënshkruar kontratë me Gladbachun deri në vitin 2020, ndërsa ky është transferi i parë i skuadrës së Xhakës për afatin kalimtar të janarit.