LEICESTER MBAHET FORTË NDAJ CITYT

Derbi pa gola, Arsenali pushon në krye
29 December, 2015 @22:36
Rezultati që më së shumti i konvenon Arsenalit, doli nga ndeshja derbi e sontme e Premier League, Leicester City - Manchester City.
Barazimi nga përballja e bën Arsenalin të pres Vitin e Ri në krye të tabelës së Premier League, derisa Leicester City tashmë nuk është fare befasi, pasi që me lojën që po bën po tregon fuqinë e vërtetë ekipore.
TABELA AKTUALE E PREMIER LEAGUE
City me vlerë mbi 300 milionë funta të lojtarëve përballë 20 milionëshit të Leicesterit është dashur që të ndalë ashpër përmes Otamendit, Mangalas e Kolarovit krahët e dhelpërave që tentuan rrezikshëm në disa momente, ndërsa në fund gjithçka përfundoi në paqe.