EUROPA LEAGUE

Atletico dhe Plzen, vazhdojnë
23 November, 2012 @13:11
Atleticoo Madrid ka vazhduar me rezultate të mira në Europa League dhe me fitoren e mbrëmshme ka dalë në vendin e parë të grupit.
Duke luajtur gati të gjitha ndeshjet me ekipin e dytë në Grupin B, madrilenët e udhëhequr nga argjentinasi Diego Simeone kanë arritur të mposhtin mbrëmë Hapoel Tel Avivin 1-0 me golin e Raul Garcias, pas një asistimi të turkut Emre Belozoglu në minutën e 7, që ka qenë e mjaftueshme për të fituar takimin.
Në ndeshjen tjetër me barazimin e Viktoria Plzenit nga Çekia ndaj Academicas së Portugalisë, çekët kanë siguruar edhe matematikisht kualifikimin më tutje.
TABELA:
1. Atletico 12p.
2. Viktoria 10p.
3. Academica 5p.
4. Hapoel 1p.