ROJIBLANCOS NË KRYE TË LA LIGAS

Foto: Atletico Official
Atletico merr kreun
10 January, 2016 @22:31
Atletico Madrid i Diego Simeones nuk dorëzohet assesi në luftën për titull kampioni. Jorganxhinjtë e Madridit kanë mposhtur si mysafir sonte Celtan në Balaidos të Vigos me rezultat 0-2 me golat që u shënuan në pjesë të dytë të ndeshjes.
Antoine Griezmann dhe Yanick Ferreira Carrasco kanë qenë golashënuesit për ekipin e Simeones, të cilët kanë kapur kreun e La Ligas.