FA CUP

Kane shpëton Spursat nga eliminimi
10 January, 2016 @18:58
Sulmuesi anglez i Tottenhamit, Harry Kane, ka shënuar gol nga penalltia në minutën e fundit të kohës së rregullt për ta shpëtuar ekipin nga eliminimi prej FA Cup.
Londinezët të parët kishin dalë në epërsi por Leicester tregoi se është i fortë edhe pa dyshen e famshme Jamie Vardy (i lënduar) dhe Riyad Mahrez (në bankë).
Në ndeshjen e radhës, pritet të përcaktohet se cila nga skuadrat shkon titje në FA Cup.