KEK - LLAPI

Autogol, 3 nga 3 për Batatinën
6 April, 2019 @16:57
Raste plotë, si në pjesën e parë ashtu edhe në të dytën, por goli assesi të vinte për Llapin që me Tahir Batatinën trajner shënoi dy fitore radhazi në Superligë.
KEK-u po tregon lojë të jashtëzakonshme, përkundër se është i “ç‘regjistruar” nga Superliga dhe këtë po e vërejnë edhe ekipet që po synojnë titullin kampion.
Elektricistët i shkaktuan probleme mjaft Llapit, derisa 17 minuta para fundit të ndeshjes pas një pakujdesie Leonat Vitia shënoi në portën e tij për t’i dhënë epërsinë mysafirëve. Goditjen drejt portës e kishte bërë Valmir Veliu, që u devijua nga Vitia për golin vendimtar.
Fitorja 0-1 e rehatoi Llapin për startin perfekt me Batatinën duke e bërë me 9 pikë nga 3 ndeshje dhe për të vazhduar ndjekjen e titullit.
Llapi do të pret Gjilanin në xhiron që vjen, derisa KEK-u udhëton në Fadil Vokrri për tu ndeshur me një tjetër garues për titull, Prishtinën.