PRISHTINA - LIRIA

Foto: Prishtina/fb/arkiv
Prishtina sigurtë ndaj Lirisë së dobët
4 April, 2019 @19:50
Pas përpjekjeve të para të Prishtinës për të shënuar gol dhe një rasti të Lirisë, ka qenë Ergyn Ahmeti që ka shpërthyer portën e mysafirëve.
Ahmeti ka goditur nga largësia për 1-0, rezultat që mbylli pjesën e parë. Në pjesë të dytë Prishtina është treguar edhe më e saktë dhe me Meriton Korenicën në formë, duke shënuar dy herë në portën e ish ekipit të tij, Prishtina fitoi 3-0 në fund.
Liria në pjesë të dytë thuajse nuk u duk në fushë, derisa ekipi prizrenas është në rrugë për të rënë nga elita.
Në anën tjetër Prishtina është vetëm tre pikë larg Feronikelit lider që ka 59 pikë dhe xhiron që vjen është mysafire e Ferizajit të Bylbyl Sokolit.
Ndërkaq Liria, pret liderin në Prizren.