FIFA RANKING
TOPSPORTI/ A. P.
Ngritja e Kosovës në renditjen e FIFAs
4 April, 2019 @11:37
Edhe një ngritje, përsëri rekord për Kosovën, në renditjen mujore të FIFAs.
Në listën e botuar sot nga FIFA Kosova pas ndeshjes miqësore ndaj Danimarkës dhe kualifikueses ndaj Bullgarisë ka kapërcyer 3 vende dhe tash është e 127-ta në FIFA.
Rivalët e Kosovës në grup kanë pësuar rënie. Mali i Zi ka rënë në të 51-tin vend, ndërsa Bullgaria në të njëjtën pozitë gjithashu. Çekia ka rënë për 4 vende dhe tash është e 48-ta.
E Anglia si lidere e grupit dhe favorite, ngritet prej pozitës 5 në pozitën 4 të renditjes botërore të FIFAs, duke e rrëzuar Kroacinë.