HAJDUK - DINAMO

Foto: GNKDinamo/fb
Amir Rrahmani fiton derbin e madh kroat
3 April, 2019 @22:32
Qendërmbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani, me ekipin e tij Dinamo Zagreb ka fituar derbin e madh kroat ndaj Hajdukut si mysafir në Poljud të Splitit me rezultat 0-1.
Golin e vetëm dhe të fitores e ka shënuar zvicerani me origjinë kroate Mario Gavranovic, që tundi rrjetën e Josip Posavecit në minutën e 26 të ndeshjes.
Rrahmani ka qenë për 90 minuta në fushë dhe me kolegët e mbrojtjes ka përfunduar ndeshjen me portë të paprekur.
Në anën tjetër, mbrojtësi i Shqipërisë Ardian Ismajli ka marrë një karton të verdhë për 90 minuta sa ishte në fushë për Hajdukun, derisa Emir Sahiti u fut në ndeshje prej minutës së 66 për Hajdukun, pa arritur të ndërrojë diçka në rezultat.
Me këtë fitore Dinamo është shumë afër të shpallet edhe zyrtarisht kampion i Kroacisë, pasi që tash ka 70 pikë, 17 më shumë se përcjellësi i parë, Rijeka.
Hajduku është i pesti në tabelë, me 43 pikë.