TREPÇA'89 - FLAMURTARI

Fitore pas 1 muaji
3 April, 2019 @16:33
Trepça’89 i është kthyer pas një muaji. Herën e fundit më 2 mars kishin mposhtur Flamurtarin në Prishtinë. Dhe është dashur që shorti t’i hedh prapë me Flamurtarin për të shënuar fitoren e radhës.
Mitrovicasve i ka mjaftuar një gol i Hasan Hysenit në fillim të pjesës së dytë (48’) për të arritur tre pikëshin e parë të muajit prill, pas një tre pikëshi të vetëm të arritur përgjatë gjithë marsit.
Flamurtari ka pasur raste tepër të mira në pjesë të parë të ndeshjes. Mirëpo goli nuk erdh. Më pas Trepça’89 mori dominimin në lojë dhe tentoi kryesisht me Engjëll Hotin.
E në fillim të pjesës së dytë, Hyseni u tregua i saktë para portës së Flamur Nezirit për t’i dhën epërsinë, njëkohësisht edhe fitoren ekipit të drejtuar nga Sabit Osmani.
Pas golit, në fushë kishte vetëm një ekip, derisa Trepça’89 thuajse pandërprerë tentoi golin e dytë, që s’erdh.
Gjithsesi, mitrovicasit i kënaqen tre pikëshit në fund, derisa në xhiron e radhës i shkojnë Drenicës. Flamurtari do të ketë punë të vështirë, por duel të drejtpërdrejtë për mbijetesë me Ballkanin e Suharekës si mysafir.